Kent Drug and Alcohol Action Team

National Drugs Helpline 0800 77 66 00



Si alkoli ndikon ne mendjen dhe trupin tuaj

Alkoli eshte droge dhe nese pin shume menjehere, behet helmues. Disa nga efektet e tij jane - kenaqesia, ju mund te ndiheni me te relaksuar, me konfident dhe i shoqerueshem pas disa gotave, megjithese disa njerez i ben me depresion. Renia pastaj vjen ne menyren qe ju beheni shume i leshuar, humbni kontrollin per situaten, dhe ne fund beni gjera qe normalisht nuk do ti benit. Ju mund te mos ta kuptoni fare cfare beni.

Ju mund te beni seks jo te sigurt dhe te merrni HIV, hepatitin ose semundje te tjera seksuale te transmetueshme. Nje pjese e madhe e adoleshenteve bihen me barre si rezultat i pirjes ose nen efektin e droges. Ju mund te nervozoheni dhe te merrni pjese ne sherre, shume njerez qe rastesisht kane marre pjese ne mbremje te premteve ose te shtunave jane bere pjesmarres te zenkave.

Pini pak me shume dhe efektet rriten. Gjuha juaj behet inkoherente dhe ju beheni i paafte te qendroni dhe semureni. Shume aksidente ndodhin kur njerezit jane te pire sepse levizjet e tyre jane te pakordinuara dhe mendja dhe llogjika eshte e ndikuar.

Pirja e tepert mund te sjelle humbje te ndergjegjjes deri ne vdekje, edhe me ane te helmimit me alkol me vjellje kur jeni pa ndergjegjje ose ne gjume.

Sa me shume te pish aq me shpejt ndryshon gjendja, nese disa njerez pine te njejten sasi alkoli:

  • Njerezit me te vegjel ndikohen me shume se ata me te medhejte sepse ata kane me pak gjak dhe keshtu alkoli koncentrohet.
  • Grate ndikohen ne pergjithsi me shume se burrat sepse ato kane me shume dhjame dhe me pak lengje ne trup dhe keshtu alkoli eshte i koncentruar. Grate mund te ndikohen me shume disa jave para periodave te tyre dhe 2 dite para tyre.
  • Vera dhe sherry marin efekt me te shpejte se birra. Duke perzier veren me birren ndikon shume. Te perziesh nje pije shkumuese (limonate me birre) alkoli merr efekt te shpejte.
  • Te rinjte mund te dehen me shpejte se te vjetrit.
  • Nese ha para se te pish, trupi do ta absorboje alkolin me ngadale keshtu qe do te kete me pak efekt. Duke pire me stomak bosh rritet efekti i alkolit.
  • Trupi juaj kontrollohet nga alkoli sa me shpejt qe ta pini ate, keshtu qe ate duhet ta pini me faza.