National Drugs Helpline 0800 77 66 00
Antidepresivët merren vetëm me recetë. Nuk është ilegale t'i kesh ato, por nuk është e ligshme t'i furnizosh.
Emrat që ju mund t'i njihni më lehtë janë prozac ose seroxat.
Antidepresivet mund të jenë në formë tabletash ose shurupi.
Mund të gëlltiten, pihen ose injektohen.
Antidepresivet përdoren për të trajtuar depresionin, shqetësimin, turpin, mbylljen në vetvete, ose nga ata që vuajnë nga pagjumësia ose atake paniku.
Ata ndihmojnë të rritet faktori i 'ndjenjave të mira' në trupin tuaj, në këtë mënyrë humori juaj ngrihet dhe ju ndiheni më i qartë, më i gëzuar dhe më i interesuar me atë çka ndodh në ambientin rrethues. Gjithashtu mund të ndiheni me më shumë energji - kjo është e zakonshme me Prozac.
Antidepresive të tjera mund të kenë efekte të kundërta dhe ju bëjnë t'ju vijë gjumë dhe të jeni të përgjumur.
Antidepresivet zakonisht përdoren për një farë kohe, mund të duhen deri në 3 javë që ilaçi të bëjë efektin.
Antidepresivet kanë shumë efekte anësore të ndryshme. Ju mund të ndiheni të përgjumur, mund të keni makthe, dhembje koke, dridhje duarsh, vizione të mjegullta, ndeshmëri ndaj djegjes së diellit, impotencë, kapacitet të zvogëluar për orgazëm, ndryshime të ciklit menstrual, shtim në peshë, tension të ulët të gjakut, mund të mbeteni kaps, mund të keni dobësi, mund t'ju vijë për të vjellë, mund t'ju dalin puçrra ose të keni diarre. Këto efekte varen nga lloji i antidepresivit që ju merrni.
Lënia e përdorimit të antidepresiveve duhet të bëhet me kohën. Lënia e menjëhershme do t'ju shkaktojë probleme ekuilibri, mund t'ju vijë për të vjellë, mund të villni, të keni çekuilibrime dhe ethe.
Përzierja me alkoolin mund të rrisë ndjesinë e gjumit.
Përzierja me antidepresivë të tjerë mund të shkaktojë
gjendje shoku ose të vjella dhe në disa raste efektet mund të
jenë aq të rënda saqë ju duhet të shkoni në spital.