National Drugs Helpline 0800 77 66 00
Barbiturikët janë substanca të Klasës B dhe merren vetëm me recetë. Ata nuk jepen më për përdoruesit e rinj sepse japin varësi dhe mund të shkaktojnë vdekjen.
Barbiturikët mund të jenë në formë tabletash, kapsulash, ampulash, supozitorësh ose shurupi.
Mund të gëlltiten ose të injktohen (të tretur në ujë ose jo).
Efektet janë të ngjashme me alkoolin. Një dozë e vogël mund t'ju qetësojë, kurse doza më të mëdha mund t'ju bëjnë të ndiheni më të intoksikuar (ndjesi dehjeje) dhe të përgjumur. Koordinimi juaj mund të dëmtohet, dhe ju mund të ndiheni të pazot ose të çorientuar. Fjalët do t'ju dalin nëpër dhëmbë. Nëse merret një dozë edhe më e madhe, do të humbni ndërgjegjen, të hyni në gjendje kome dhe të vdisni.
Përdorimi për një kohë të gjatë mund të shkaktojë një sërë episodesh intoksikimi me humbje memorjeje, ndryshim të personalitetit, irritim, gjumë të shqetësuar, makthe, ndjesi të vjellash, të vjella, dobësi, dridhje, shqetësime ekstreme dhe depresion të rëndë.
Barbiturikët mund të blokojnë refleksin e kollës, duke
ju bërë pre të infeksioneve të gjoksit, si pneumonia dhe
bronkiti.
Mund të bëheni i varur fizikisht dhe nga ana psikologjike.
Lënia e menjëhershme e përdorimit mund të shkaktojë konvulsione, shqetësime, kriza epileptike, temperaturë dhe gjendje kome.
Përzierja e barbiturikëve me alkool, heroin ose qetësues gjithashtu
mund të shkaktojë vdekje.
Keni rrezik mbidoze sepse doza normale është shumë afër
dozës fatale.
arbiturikët janë zëvendësuar pothuajse plotësisht nga
benzodiazepines (një qetësues).