Kent Drug and Alcohol Action Team

National Drugs Helpline 0800 77 66 00



Drogat dhe ligji

Ligji thote se disa droga jane te nadluara. Mbajtja dhe mbeshtetja e ketyre drogave te ndaluara eshte veper penale.

Me mbajtje droge do te thote se ato i ke ndoshta ne, xhepin tuaj ose ne valixhe, ose ne makine, ose ne shtepi. Policija mund tju ndaloje, kerkoje nese ka nje arsye te justifikueshme, se ju jeni mbajtes te droges.

Te mbeshtetesh (ose te tregtosh) do te thote te shesesh drogen e paligjshme tek dikush tjeter. Keshtu nese dikush tjeter ju shet ju droge tek psh nje klub nate, ai eshte mbeshtetesh (perhapes). Por nuk jane vetem klubet e nates, shitesit neper cepat e rruges qe mbeshtesin perhapjen e droges. Nese i jep droge personave te tjere ose nese ato i blen dhe pastaj i ndan me shoket, atehere ti je perhapes i droges edhe pse shoket e tu nuk ju paguajne per te. Tentativa per te mbeshtetur drogat eshte gjithashtu krim, psh nese shkon ne nje klub nate dhe ke me vete nje sasi droge, ju mund te ndiqeni penalisht per arsye te perhapjes por edhe per mbajtje paveresisht se nuk ke shitur ate.

Disa droga te ndaluara quhen Klas A droga, te tjerat Klasa (kategorija) B, ose C.

Klasa A: jane drogat e forta si heroine, kokaine, krak, LSD dhe ekstazi. Kategoria A perfshin cdo droge kategorie B e pergatitur per injeksion.

Klasa B: përfshin amfetaminat (të njohura edhe si speed), barnat e gjumit.

Klasa C: përfshin droga si steroidet anabolike, qetësuesit, GHB dhe kanabisin që, kohët e fundit, është klasifikuar m ë të ulët.

Furnizimi dhe tregtimi përbëjnë shkelje më të rënda se mbajtja. Në tabelën e mëposhtme mund të shihni dënimet p ërkatëse, që përbëjnë maksimumin e mundshëm.

Në gjykatë mund t’ju çojnë për çdo shkelje që ka të bëjë me drogë, por në rast se shkelja e kryer nuk është ndër më të rëndat, zakonisht policia përpiqet të gjejë rrugë tjetër për t’ju ndihmuar të hiqni dorë nga droga, si mjekimi, programet për ndërprerjen e përdorimit. Qëndrimi i policisë varet nga mosha juaj, lloji dhe sasia e drogës që ju është gjetur, nëse ajo ka qenë për përdorim personal apo për furnizim dhe nëse ju kanë kapur edhe herë tjetër me drogë.

Dënimi i dhënë për shkeljen, ju shënohet në regjistrin e krimeve. Kjo mund t’jua pamundësojë zënien në punë të tilla si puna me fëmijë ose aty ku kërkohet besim, si p.sh. në punët që kanë të bëjnë me përdorimin e parave.

Drejtimi i Automjetit nën ndikimin e Ilaçeve ose Drogës

Mbajtja dhe shpërndarja e drogës nuk janë të vetmet shkelje që mund t’ju sjellin probleme me ligjin. Shkelje përbën edhe drejtimi i autoveturës (apo i çfarëdo automjeti tjetër) kur jeni nën ndikimin e ilaçeve ose drogës. Këtu përfshihen barnat për mjekim që jua ka dhënë me recetë mjeku ose që i keni blerë në farmacinë e lagjes, si dhe drogat e paligjshme.