National Drugs Helpline 0800 77 66 00
Sipas Ligjit të Keqpërdorimit të Substancave nuk e përfshin Ketamine por Ligji I Ilaceve ekontrollon atë dhe mund të ndiqeni penalisht nëse e furnizoni. Është një anestezik I fuqishëm, I cili pushon dhembjen dhe përdoret në operacione.
Është në formë pluhuri kristalin, lëngu ose tabletash. Është shumë I ngjashëm me një ilaç që e përdorin veterinerët kur operojnë kafshët.
Mund të gëlltitet, thithet me hundë ose të injektohet.
Kur merrni Ketamine ju keni efekte haluçinogjene. Disa njerëuve ju është dukur sikur dalin jashtë trupit të tyre. Mund të ndiheni plot energji dhe I eksituar. Kjo mund të pasohet nga pandjeshmëria. Dhe ju mund të ndieni tkurrje të pakontrolluara të muskujve.
Disa njerëz mund të ndihen keq pasi e marrin këtë ilaç dhe të vjellin. Ësht rastësi, nuk mund ta dini se çfarë do të ndieni pasi ta merrni. Mund të keni depression, ose gjendje paniku, ose të dyja.
Si me të gjitha drogat, marrja e një doze të lartë ose kombinimi I Ketamine me substance të tjera siç është alkooli ose qetësuesit përbën një rrezik të lartë dhe mund të shkaktojë pushim zemre dhe frymëmarrjeje. Me pak fjalë trupi juaj pushon së jetuari.
Përdorimi për një kohë të gjatë rrit gjendjen e mbylljes së çorientuar në botën tuaj të vogël. Mund të përfundoni që të mos keni asnjë interes për çka ndodh përreth jush.