Kent Drug and Alcohol Action Team

National Drugs Helpline 0800 77 66 00



PCP (Phencyclidine)

(AD, Amoeba, Angel, Angel Dust, Angel Hair, Angel Mist, Angel Poke, Animal Tranquiliser, Aurora Borealis, Belladonna, Black Whack, Blue Madman, Boat, Busy Bee, Butt Naked, Cadillac, Cannabinol, Cigarrode Cristal, CJ, Cliffhanger, Columbo, Cozmos, Crazy Coke, Crazy Eddie, Crystal Joint, Crystal T, Cycline, Cyclones, D, Detroit Pink, Devils Dust, Dipper, Do It Jack, DOA, Drink, Monkey Dust, Super Weed, T Buzz, Trrank)

PCP është një drogë sintetike e Klasës A.

Si duket?

Mund të jetë si lëng, kristale, tableta ose pluhur i bardhë kristalin.

Si merret?

Mund të injektohet, të thithet me hundë, të pihet si cigare ose të gëlltitet.

Cfare efektesh ka?

Kur merret:

PCP është një substancë haluçinogjene , e cila mund të jape ndjesi ëndrrash ose euforie, dhe të shtrenbërojë perceptimin tuaj të kohës dhe hapësirës.

Mund t'ju bëjë të ndiheni të shqetësuar ose në depresion, dhe koordinimi juaj mund të dëmtohet. Tensioni i gjakut mund të ngrihet, sikurse dhe rrahjet e zemrës. Të vjellat, të dridhurat, dobësia muskulore dhe kontraktimet mund të shfaqen. Disa përdorues mund të bëhen violentë.

Doza më të mëdha mund të japin gjendje dehjeje ose mund të kalohet deri në komë.

Kohe e gjate:

Përdorimi i rregullt mund t'ju bëjë paranoic. Mund të dëgjoni zhurma në kokën tuaj, mund të bëheni violentë, të shqetësuar dhe me depresion të rëndë. Mund të keni mendime vetëvrasëse dhe mund të tentoheni të merrni një mbidozë. Dozat e mëdha mund të shkaktojnë dëmtime të trurit, humbje të memorjes, humbje të taktit.
Në disa raste njerëzit që marrin PCP mund të kenë konvulsione. Sa më të gjata të jenë këto të fundit, aq më I madh është rreziku I dëmtimit të trupit, duke çuar nga mangësi mendore deri në vdekje.