National Drugs Helpline 0800 77 66 00
Steroidët mund të jepen vetëm me recetë. Nuk përbën shkelje t'I mbash, por nuk lejohet furnizimi I tyre sipas Klasës C.
Steroidët mund të jenë në formë pilulash ose lëngu.
Mund të gëlltiten ose injektohen.
Steroidët ju bëjnë të ndiheni shumë më tepër
agresiv dhe konkurrues. Ata mund të rrisin rezistencën tuaj fizike
dhe t'ju rrisin masën muskulare pas një fare kohe. Ata gjithashtu
shkurojnë kohën e rikuperimit pas ushtrimeve fizike.
Meqënëse mund të ndiheni më agresiv pas tyre, mund bëheni
violent dhe të abuzoni. Ka raste të përdoruesve që kanë
abuzuar seksualisht dhe kanë qenë violentë fizikisht.
Përdorimi për një kohë të gjatë mund të rrezikojë mëlçinë dhe mund të zhvilloni hepatitë. Zemra dhe veshkat mund dëmtohen gjithashtu dhe të rinjtë do të vërejnë se rritja e tyre ka ndaluar.
Si burrat edhe gratë e ndiejnë se diçka ndyshon në trupin e tyre, dhe jo për mirë. Burrave ju rriten gjokse (kjo mund të duhet të korrigjohet me mënyra kirurgjikale nëse nuk zhduken kur nuk I merrni më steroidët) dhe mund të keni probleme ereksioni (ngritjeje). Testikujt mund t'ju zvogëlohen, dhe ata mund të mbeten sterilë. Grave mund t'ju rritet mjekër ose qime në trup, gjokset mund t'ju zgogëlohen dhe zëri t'ju trashet.
Mund të zhvilloni akne, t'ju bjenë flokët ose flokët tuaj të duken të fryrë.
Të tjera efekte anësore përfshijnë gjumin e tepërt, depresioni, paranoia.