Kent Drug and Alcohol Action Team

National Drugs Helpline 0800 77 66 00



Qetësuesit

( benzodiazepines, diazepam, valium, ativan, mogadon, rohypnol, temazepam, nitrazepam, flunitrazepam, Librium, lorazepam, chrodiazepoxide.)

Qetësuesit janë substanca të Klasës C dhe jepen vetëm me recetë.

Si duket?

Qetësuesit mund të jenë në formë tabletash, kapsulash, supozitorë, lëngje ose xheli.

Si merret?

Mund të gëlltiten ose të injektohen.

Cfare efektesh ka?

Kur merret:

Qetësuesit ulin reagimet tuaja dhe ju bëjnë të ndiheni të mefshët. Ato gjithashtu ulin shqetësimet dhe tensionin. Efektet janë të ngjashme me ato të alkoolit dhe krijojnë një efekt relaksues dhe qetësues. Mund të bëjnë harraq dhe të bini në letargji. Këto efekte mund të ygjasin deri në 6 orë.

Kohe e gjate:

Përdorimi për një kohë të gjatë krijon varësi dhe tolerancë ndaj ilaçin. Efekti qetësues mund të zvogëlohet ndjeshëm.
Të marrësh qetësues me ilaçe të tjera mund të sjellin mbidozën, veçanërisht me alkoolin.

Lënia e përdorimit mund të jetë e vështirë. Mund të ndiheni të irrituar, ose t'ju vijë për të vjellë, mund të keni shqetësime, atake paniku, rrahje të forta zemre, dridhje, pagjumësi, dhembje koke, çekuilibrime, dhembje të ndryshme, humbje të oreksit dhe mungesë takti. Këto efekte mund të zgjasin për ditë ose javë.

Nëse qetësuesit janë përdorur për më tepër se dy javë, keni shumë mundësi të bëheni i varur nga to. Veprimi më i këshillueshëm është të konsultoni një doktor për të uëur dozën derisa ju nuk keni më nevojë t'i merrni ato. Lenia e menjëhershme e përdorimit mund të shkaktojë konvulsione dhe paqartësi.